Temperaturat e larta gjatë verës dhe mungesa e reshjeve kanë dëmtuar fasulen. Prodhimi këtë vit është më i pakët. Fermerët në fshatin Tren të Devollit ankohen se po marrin 1/3 e prodhimit që marrin zakonisht.

Ulja e sasisë ka bërë që të rritet edhe çmimi i këtij produkti, por pavarësisht kësaj kultivuesit thonë se kjo nuk u sjell përfitime pasi nuk kanë çfarë të shesin.

“Dylym kemi shumë, pos a bëhen? 3 dylym, 3 theska!”

“Në mot njëherë s’ka fare…”

“Shumë dobët, mos të themi që s’do nxjerrim shpenzimet tona. Fasulja e ka temperaturën 25 të përshtatshme, e shumta 28, jo 40.”

Rajoni i Korçës është ndër prodhuesit më të mëdhenj të fasules në vend. Sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë është 2434 ha me një prodhim vjetor prej 2700 ton.

Klan News