Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Breshka e detit e quajtur Kareta Kareta, përsëri është shfaqur në ujërat e detit Adriatik. Kjo lloj breshke ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të cilët peshkojnë në ujërat e Patokut. Profesori Idriz Haxhiu, një nga studiuesit shqiptarë, i marrë veçanërisht me breshka, por edhe me reptidët e tjerë tha:

Idriz Hazhiu: “Sot në Patok janë kapur 6 breshka, janë kapur breshka të cilat janë të markuara nga ana jonë vitin e kaluar, është kapur dhe një breshkë e markuar në Itali, e llojit Kareta Kareta”.

Po ashtu prof. Haxhiu tregon dhe shkaqet e zhdukjes së këtyre specieve duke thënë, se më evidente është rasti i bregdetit të Ishmit, ku si rezultat i hedhjes së mbeturinave kemi një zhdukje masive të gjallesave ujore./tvklan.al