Edi Paloka: “Lidhur me komunikatën e Ministrisë së Rendit, e ditës së sotme, për ngjarjen me Deputetin Haklaj, ju deklaroj sa vijon: 1) lajmin në Partinë Demokratike e kanë sjellë disa gazetarë, të cilët kanë pohuar për Partinë Demokratike se ky lajm vinte nga policia; 2) Partia Demokratike, pavarsisht nga këto thënie të gazetarëve, disponon fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme se lajmi është dhënë dhe përhapur nga segmente të policisë; 3)Kryetari i Bashkisë së Laçit, Zoti Luigj Isufi, i cili është këtu me mua, deklaron se nuk ka folur në telefon gjtë gjithë ditës së sotme me Kryetarin e Partisë Demokratike, Zotin Sali Berisha, dhe nuk i ka deklaruar asnjë rast Drejtorit të Policisë së Qarkut Lezhë, Xhavit Shala, atë çka pretendon Igli Toska në komunikatën e tij. Përkundrazi, Zoti Isufi, do t’ia deklarojë edhe vetë, pohon se Drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë, pas bisedës me të, i ka deklaruar se ka marrë informacion se Deputeti Haklaj ndodhet në Spitalin e Lezhës i plagosur, gjë të cilën, pas verfikimit, ka njoftuar se nuk ishte e vërtetë./tvklan.al