Lajme Arkiva 2003

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe ndërkaq tensioni rritet. Ndërsa Partia Socialiste e ka vendosur kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës opozita nuk ka zgjedhur ende emrin e kandidatit. Lidhur me këtë kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit zoti Edi Rama pas një komenti për shtyp deklaron për TV Klan se i takon kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha të kandidoj përball tij.

Edi Rama: I pyetur për emrat që hyjnë dhe dalin në cirkun e kandidaturave dhe Teatrit të Kukullave që zakonisht inskenon Partia Demokratike për të dhënë imazhin e një “partie demokratike” kam thënë thjesht atë që është e natyrshme, pas një fushate të gjatë akuzash, shpifjesh denigrimi dhe personalizimi ekstrem të betejës me mua i takon kryeplakut të Partisë Demokratike të zbresin në fushë për të shpëtuar Tiranën dhe Shqipërinë nga një figurë e inkriminuar siç ai pretendon se unë jam dhe ky do të ishte kandidati i natyrshëm. I takon të pretendoj të marri përsipër qoftë triumfin e qoftë dështimi e sigurt. Unë mendoj se atij i takon të dalë në fushën e betejës për të shpëtuar Tiranën nga unë dhe pastaj a do të kishte shanse kjo është një gjë që do ta vendosin qytetarët e Tiranës./tvklan.al