Nëse mendonit se djemtë romantikë janë të rrallë, deklarata e ish-futbollistit Ditmar Bicaj do ju ndryshojë mendjen. Ndoshta studimi që diskutohet në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se djemtë që mbajnë mjekër janë shumë romantikë, përkon më së miri me karakterin e tij.

Trajneri tregon se i mban mend shumë mirë përvjetorët e rëndësishëm, i pëlqen t’i përkushtohet partneres e t’i bëjë dhurata apo ta surprizojë. Vetëm një lloj dhurate s’ia ka bërë kurrë.

Ditmar Bicaj: Më pëlqen të bëj dhurata, të bëj dhurata, gjithmonë t’i përkushtohem, në ndonjë vend që s’ka qenë ta çoj, t’i bëj ndonjë surprizë.

Eda Bano: Datat për shembull nuk i harron asnjëherë se burrat gjithmonë i harrojnë?

Ditmar Bicaj: Po, është shumë e vërtetë. Te datat, përvjetori i martesës, kur jemi njohur se unë jam njohur me bashkëshorten time më 1 janar.

Katerina Trungu: E paske pak të lehtë!

Ditmar Bicaj: E kam një çikë të lehtë.

Eda Bano: Çne se më 1 janar të gjithë flenë gjumë?

Ditmar Bicaj: Po pra, shumë e vërtetë, ashtu ka qenë fati im, më 1 janar të 2009 që kam folur për herë të parë, pastaj kemi filluar që jemi njohur e pastaj e kemi bërë zyrtare. Mua kush më njeh nga afër e di shumë mirë që unë jam pak detajist, sidomos te bashkëshortja ime. Më pëlqen shumë të bëj dhurata, futem e shikoj gjëra që ku s’kam qenë përpara ta çoj, t’i blej ndonjë gjë. Parfumet s’ia  bëj asnjëherë të them të drejtën.

Për ata që nuk e dinë, besohet se në rastet kur një djalë i dhuron parfum një vajze, sjell grindje mes tyre./tvklan.al