Titujt kryesorë 03 Qershor 2010, ora 19:30

Shqipëria, ministrat e BE: Nuk ka pengesë për vizat

Ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian u shprehën sot në Luksemburg se nuk ka pengesa që shqiptarët të lëvizin pa viza. Sipas tyre, nuk ka asnjë kushtëzim politik për këtë çështje.

Berisha, apel Ramës: Prano paketën për konsensusin

Kryeministri Berisha i kërkoi kryetarit të opozitës që të pranojë paketën për kompromis, pasi ajo është në respekt të Kushtetutës dhe i jep zgjidhje ngërçit politik në vend. Meta i bën apel Ramës të heq dorë nga qëndrimet tekanjoze.

Kaos në trafik, bashkia bllokon rrugët e kryeqytetit

Bashkia e Tiranës kreu sot një tjetër eksperiment të dështuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve në një nga segmentet kyçe në qendër të kryeqyetit, duke bllokuar kështu për disa orë trafikun.

Postet drejtuese, Berisha: Gratë, të diskriminuara

Kryeministri Berisha tha sot se pavërësisht se gratë kanë arsimim më të kualifikuar se burrat, ka një diskriminim sa i takon posteve drejtuese, të cilat aktualisht në 80% të tyre mbahen nga burrat.

Botërori 2010, debate mbi marrëdhëniet seksuale tek lojtarët

Pak ditë para nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, trajnerë dhe emra të njohur janë përfshirë në debate nëse duhen lejuar lojtarët që të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë këtij evenimenti.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 03 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço