Titujt kryesorë 06 Qershor 2010, ora 19:30

Berisha: Rama rrit taksat dhe pakëson investimet

Kryeministri Berisha u përgjigjet akuzave të Edi Ramës për krizë të ekonomisë dhe financave publike, gjatë inagurimit të segmentit Fushë Kuqe-Patok, me vlerë 260 milionë lekë. Kreu i qeverisë tha se përkundër zhvillimit që po njeh vendi, Edi Rama rrit taksat dhe ul investimet.

Euroklan: BE mbështetje për vizat dhe dialogun politik

Euroklan na njeh këtë javë me një tablot të plotë të përpjekjeve të Brukselit për të inkurajuar dialogun politik në Shqipëri. Në fokus të kësaj rubrike do të jetë edhe mbështetja e Bashkimit Europian, që po jep për heqjen e vizave për Shqipërinë.

PD: Konsensus me opozitën për Gjykatën Administrative

Mazhoranca pritet të fusë në kalendar tre javor të punimeve të Kuvendit projektligjin për Gjykatën Administrative. Deputeti demokrat, Eduard Halimi thotë se shumica është gati të marrë në konsideratë ndryshimet e kërkuara nga opozita.

Legalizimet, gjoba për qytetarët që vonojnë procesin

Ata qytetarë që nuk do të kryejnë në afatin e caktuar pagesën për procesin e legalizimit do të ndëshkohen me gjobë. Sipas drejtuesve të ALUIZNI-t, me riaktivizimin e letrave me vlerë janë përcaktuar qartë afatet ligjore për shlyerjen e detyrimeve dhe marrjen e tapive në Hipotekë.

“Akademia e Yjeve”, emocione dhe spektakël në natën e 8-të

“Akademia e Yjeve” dhuroi mbrëmë spektakël dhe emocione të veçanta në natën e tetë të konkurrimit. Spektakli kulmoi me largimin e njërit prej konkurrentëve, ndërsa e veçanta e mbrëmjes ishte prania e balerinit shqiptar Kledi Kadiu. 

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 06 Qershor 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço