Titujt kryesorë 09 Maj 2010, ora 19:30

Përfundon protesta e paralajmëruar e PS, greva në ditën e 9-të

Opozita ka protestuar sot sërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfaqësues të PS dhe aleatë të saj e kanë cilësuar, 9 Majin si ditën e Lirisë, duke adresuar ndaj qeverisë, thirrjen për hapje të kutive të votimit për zgjedhje të 28 Qershorit.

Artistët: Rama po dëmton ëndrrën europiane të Shqipërisë

Intelektualët dhe artistët shqiptarë, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Edi Ramës të ndërpresë grevën e urisë së deputetëve të tij, duke e cilësuar atë si të paarsyeshme dhe që dëmton ëndrrën e shqiptarëve, për tu bërë pjesë e europës së bashkuar.

Hiri vullkanik bllokon sërisht europën, probleme në Rinas

Në europë reja e hirit vullkanik ka mbyllur dhjetra aeroporte. Aeroporti i Rinasit ka anuluar fluturimet drejt Milanos, Torinos e Pizës për shka të rishfaqjes së resë vullkanike.

Akademia e Yjeve, maksimum audience dhe të papritura në garë

Nata e 4 e spektaklit Akademia e Yjeve, ka shënuar një kulm të paparashikuar audience dhe një të papritur të madhe për garën. Në këtë mbrëmje asnjë konkurent nuk e braktisi atë.

Familja e Petro Markos, në caqet e ekzistencës

Familja e shkrimtarit Petro Marko jeton prej vitesh në një gjendje të rëndë ekonomike. Kamera jonë ishte në apartamentin e kësaj familje dhe intervistoi disa miq të Markove, të cilët kërkojnë reagimin e opinionit publik ndaj një situate të tillë.

Chelsea kampion i Anglisë, shtyhet festa e titullit të Seria A

Chelsea i Londrës është kampion i Anglisë ne futboll. Skuadra e Angelotit e ka mbyllur me fitore Premier League, ndërsa ë Serinë A, festa e titullit është shtyrë për javën e fundit, pas fitoreve të Interit dhe Romës.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 09 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi