Titujt kryesorë 10 Nëntor 2010, ora 19:30

Fule për TV Klan : KE, nuk i tha “Jo” Shqipërisë për statusin

Në një intervistë ekskluzive për TV Klan, komisioneri per zgjerim i BE, Stefan Fule, thotë se dje Europa nuk i tha JO, Shqipërisë për statusin e kandidatit. Ai bëri të qartë se Shqipëria i ka të gjitha shanset që në Nëntor të vitit tjetër, jo vetëm të marrë statusin, por edhe të hapë negociatat për anëtarësimin.

Fratini: Heqja e vizave jo dhuratë, por meritë e reformave

Ministri i Jashtëm Italian Franco Fratini, ka uruar qeverinë shqiptare për përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit te vizave. Ai tha se hapja e dyerve për shqipërinë nuk është një dhuratë e europës, por një proces i bazuar në punën dhe reformat e autoriteteve shqiptare.

Vizat, Berisha: Mbajtëm premtimin. Festë, por dhe detyrime

Kryeministri Berisha tha sot se qeveria e mbajti fjalën për heqjen e vizave brenda vitit të parë të mandatit të dytë, ndërsa garantoi homologet  europianë të vendeve të Shengenit se do të merren të gjitha masat për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga levizja e lirë.

Edi Rama: Protesta për autonominë vendore dhe zgjedhjet

Kreu i PS, Edi Rama, tha sot për mediat se keq-qeverisja e vendit çoi në atë që ai e quajti, refuzim dramatik të Europës ndaj integrimit të Shqiperisë. Rama lajmeroi një valë të re protestash për të siguruar autonominë vendore si dhe transparencën e zgjedhjeve.

Pasaportat në 2 ditë, fluks aplikimesh në njesitë bashkiake

Garancia e dhënë për prodhimin e pasaportave biometerike për dy ditë, kundrejt një çmimi të diferencuar, ka shtuar fluksin e qyetatarëve në stacionet e aplikimit në kryeqytet. Në shtimin e numrit të aplikimeve ka ndikuar dhe vendimi për heqjen e vizave.

Abuzimet me çmimet, KE gjobit 11 kompani ajrore europiane

Komisioni Evropian ka dënuar me gjobë 11 kompani të njohura ajrore, të cilat kanë manipuluar me çmimet në treg. Vlera e gjobës ndaj tyre është 799 milionë euro. Zëdhënës të Brukselit thanë se sjellje të tilla në dëm të konsumatorëve nuk do të lejohen më. 

Serie A në supersport, takimet decizive për kreun e kampionatit

Supersport do të sjellë sonte emocione të vecantë me takimet e Serie A, e cila në javën e 11 te saj sjell përballje delikate, si ajo Milan-Palermo, Lece-Inter, Breshia-Juventus, Lazio-Cezena dhe Roma-Fiorentina.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 10 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi