Titujt kryesorë 10 Qershor 2010, ora 19:30

Fyle: nuk do të ketë vonesa për heqjen e vizave në Shqipëri

Komisioneri për zgjerimin i BE-së, tha sot se Shqipëria  nuk do të ketë asnjë vonesë përsa i takon heqjes së vizave me vendet e hapësirës Shengen. Ndërkohë që situata politike në vend nuk ka asnjë ndikim në këtë proces.

Pasuritë energjitike, sektori i naftës diamanti i Shqipërisë

Instituti kërkimor amerikan Keisi, vlerëson se Shqipëria ka pasuri të rralla energjitike. Në raportin e tij ky institut cilëson sektorin e naftës si gur të çmuar dhe nënvizon faktin se reformat e kanë bërë shqipërinë një vend me mundësi të mëdha për biznesin e huaj.

QKR: Në 5 muaj u rregjistruan 9 mijë biznese të reja

Pesë muajt e para të këtij viti kanë shënuar një bum në rregjistrimin e bisneseve të reja. Në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit, figurojnë plot 9 mijë biznese të reja, 28% më shumë se një vit më parë.

PS kundër Gjykatës Administrative, e quan politike

Partia Socialiste vijon të mbajë peng ngritjen e Gjykatës Administrative. Grupi i saj parlamentar deklaroi votën kundër duke e cilësuar si gjykatë politike. Por biznesi vendas dhe i huaj sqaron politikës shqiptare se miratimi i saj është domosdoshmëri.

Starton Klanbet, si të bësh para me botërorin 2010

Startoi sot në Tv Klan Klanbet, emisioni që do të shoqëroj çdo pasdite shqiptarët përgjatë kampionatit botëror, me parashikimet e rezultateve të ndeshjeve, me suportin e kompanive më të mëdha të basteve.

Shkencëtarët: Toka kërcënohet nga një stuhi diellore

Dielli do të bëhet gjithnjë e më agresiv dhe mund të ketë efekte negative për jetën në tokë. Shkencëtarët paralajmërojnë për një stuhi diellore, që do të ndikoj kryesisht në teknologji dhe komunikim.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 10 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço