Ky veprim i të mbuluarit të barkut me dorë nga Rihanna ka ngjallur dyshime të shumta se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të tretë.

Dyshimet kanë arritur deri tek prestigjiozja britanike “The Sun”, që në një artikull të saj shkruan se ylli i muzikës Pop e mbuloi me nervozitet barkun gjatë paradës së saj me rastin e karnavaleve në Barbados.

36-vjeçarja u shfaq duke kërcyer me veshje artistike të ngjashme me ato tradicionale të vendit të saj të origjinës, me bazë motivet e arit, por edhe me variacione të së verdhës, portokallisë dhe rozës.

Fansat në rrjetet sociale pretendojnë se barku i saj është më i fryrë se ç’duhej të ishte pas shtatzënisë së saj të dytë që përfundoi 10 muaj më parë kur solli në jetë djalin e dytë Rajot.

RZA, fëmija i parë i Rihannës dhe reperit ASAP Rocky tashmë është 2 vjeç. Dy shtatzënitë e para, 36-vjeçarja i pati në një distancë të shkurtër kohore larg njëra-tjetrës dhe nëse ka një të tretë, i përket të njëjtit ritëm. 

Rihanna është shkëputur prej 8 vitesh nga bota e muzikës, që kur publikoi albumin e saj të fundit dhe duket se zgjerimi i familjes dhe bizneseve të saj kanë patur ndikimin kryesor.

Tv Klan