Titujt kryesorë 12 Nëntor 2010, ora 19:30

Vizat, festime në Tiranë. Berisha: Sot Shqipëria është si Europa

Qindra mijra shqiptarë festuan në mbrëmje në kryeqytet, heqjen e vizave me vendet e europës në një koncert madhështorë. Kryeministri Berisha që përshëndeti shqiptarët me rastin e kësaj dite historike, tha se sot Shqipëria është si Europa.

Berisha në Opinion: S’ka zgjedhje të parakohshme, por vetëm integrim

Kryeministri Berisha deklaroi mbrëmë në Opinion se Shqiperia do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme vetëm në qershor të vitit 2013. Ai e akuzoi Edi Ramën se tentoi të bllokonte heqjen e vizave për shqiptarët.

Rama mbledh Asamblenë: Kam ndryshuar, nuk jam më ai i pari

Në të njëjtin vend ku pak ditë më parë kurorëzoi martesën e tretë, Edi Rama mblodhi sot Asamblenë Socialiste dhe u shpjegoi anëtarëve të saj se ai ka ndryshuar. Përsa u përket vendimeve, ky forum vendosi vazhdimin e  protestave.

Asambleja e PS, Manjani: Rama po mashtron socialistët

Por anëtari i Asamblesë Socialiste, Ylli Manjani, thotë se me thirrjet për protesta Rama po mashtron socialistët, sepse qeveritë nuk rrëzohen me tubime. Ai e akuzon Ramën se i ka shndërruar mbledhjet e forumeve, në dasma.

Samiti i Seulit, G20 i jep fund luftës së monedhave

Lideret e 20 vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë, vendosën në Seul t’i japing fund luftës së monedhave, duke rënë dakord për ndalimin e zhvlerësimit të valutave dhe përcaktimin e kursit të këmbimit, nga tregu.

“Hiri i Vullkanit” rikthen Fevziun në letërsinë artistike

Blendi Fevziu i rikthehet letërsisë artistike me botimin e tij me të ri, “Hiri Vullkanik”. Romani ka për subjekt një histori dashurie në kohën kur Europa u bllokua pak muaj më parë nga hiri i vullkanit që shpertheu në Islandë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Reis Çiço