Titujt kryesorë 12 Prill 2009, ora 19 30

Durrës – Kukës, drejt përfundimit vepra më e madhe kombëtare

Segmenti 61 km Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, do të jetë gati për automjetet brenda Qershorit. Ndërkaq tuneli në Thirrë vepra më e vështirë inxhinierike e gjithë projektit, pritet të përfundoj pas rreth një muaji.

Pashkët, besimtarët katolikë festojnë ringjalljen e Krishtit

Besimtarët katolikë në gjithë vendin, festuan mbrëm Pashkët. Një ditë që në kalendarin fetar simbolizon ringjalljen e Krishtit. Në Vatikan Papa Benedikti i XVI, dha bekimin e vetë në të gjithë gjuhët e botës mes tyre edhe në shqip.

Berisha thirrje opozitës: mos pengoni pajisjen me karta

Kryeministri Berisha ftoi që nga Korça opozitën, që të bëhet pjesë pozitive dhe të ndihmojë procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit, duke mos e politizuar atë. Ndërkohë deputeti i PS Ben Blushi, u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kartat e identitetit.

Peshkopi, grindja përfundon me vrasje në mes të qytetit

Peshkopia tronditet nga një ngjarje e rëndë. 55-vjeçari Reshat Restani është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në qendër të qytetit, nga Qemal Kaçi pas një grindjeje banale me të.

“Histori me Zhurmues”, sonte në Tv Klan ngjarjet e vitit 1977

Histori me Zhurmues do të ndalet sonte në vitin 1977. Vit që kulmon me një sërë novacionesh dhe prodhimesh teknologjike, por edhe me rrënimin e fshatit Moglicë në Korcë, si pasojë e një fatkeqësie natyrore.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Prill 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço