Titujt kryesorë 21 Maj 2010, ora 19:30

Berisha: BE e vendosur për respektimin e kushtetueses

Berisha e Rama do të takohen sërish pas darkës së djeshme në Strasburg. Menjëherë pas kthimit nga ky takim, kryeministri Berisha deklaroi se zyrtarët europianë shprehën vendosmërinë për respektimin e kushtetueses dhe vendimit të gjykatave.

Hapet tuneli i Thirrës, rivihet në funksion “Durrës-Kukës”

Është hapur sot galeria jugore e tunelit të Thirrës në segmentin Rrëshen-Kalimash. Pas përfundimit të punimeve, kjo pjesë e tunelit është nën monitorim të plotë 24 orë dhe garanton siguri maksimale për klientët.

Hapet zyrtarisht sezoni turistik, pritet fluks pushuesish

Ministria e Turizmit ka çelur sot zyrtarisht sezonin turistik. Një guidë me makina të modeleve të vjetra do të pasojë çeljen e sezonit në disa qytete të vendit. Sipas Ministrit Xhaferri, turizmi mbetet një nga sektorët prioritarë të qeverisë.

Finalja e Champions Bayern-Inter, përballje historike

Inter e Bayern përballen nesër në finalen e madhe të Champions League-s. Përveç luftës për trofeun më të rëndësishëm të sezonit, kjo sfidë do të nxjerrë në pah dobësitë dhe avantazhet e dy ekpipeve.

Senati amerikan miraton reformën Obama në financa

Barack Obama shënon një tjetër fitore historike në senatin amerikan. Shumica e tij miratoi projektligjin për rritjen e kontrollit në tregjet financiare, reformë që pritet të parandalojë goditjen e vendit nga një tjetër krizë financiare.

“Akademia e Yjeve”, e enjtja e provimit dhe xhelozisë

Afrimi i spektaklit të së dielës ka rritur konkurrencën mes sfidantëve në shtëpinë e “Akademisë së Yjeve”. Mes tyre janë zhvilluar debate të forta, ndërsa pedagogët kanë mbetur të kënaqur në provat e kantos.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 21 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi