Titujt kryesorë 21 Prill 2010, ora 19:30

Dështon “eksperimenti Rama” me sheshin Skënderbej

Bashkia e Tiranës mbylli sot paradite, pa asnjë paralajmërim, të gjitha kalimet për në sheshin Skënderbej, duke shkaktuar një situatë kaotike dhe duke u treguar qytetarëve se si do të jetë jeta e tyre për muaj me radhë në kryeqytet.

Sheshi, Berisha: Të ndryshojë projekti, krijon kaos në trafik

Kryeministri Berisha kërkoi sot që në projektin për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej të përfshihet zgjidhja e çështjes së trafikut dhe që ky projekt t’i shërbejë komunitetit.

Rama: Qytetarët të mësohen me bllokimin e sheshit

Por kryetari i Bashkisë së Tiranës e quajti të justifikueshëm bllokimin e qendrës së kryqetytetit, duke thënë se qytetarët duhet të mësohen me një situatë të tillë.

Austria, pro lëvizjes pa viza për shqiptarët

Austria rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për heqjen e shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë. Mesazhi iu dha në Vienë Ministrit të Jashtëm Meta nga homologu i tij austriak.

Magji në San Siro, Interi gjunjëzon kampionët e Europës

Interi mbrëmë ka bërë një kreyvepër të vërtetë në San Siro, pasi ka mundur me rezultatin 3 me 1 kampionët e Europës, Barcelonën në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Sot në Tv Klan dhe SuperSport transmetohet drejtpërdrejtë sfida tjetër mes Bayern dhe Lion.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 21 Prill 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço