Titujt kryesorë 21 Qershor 2010, ora 19:30

Shpërthim në Sauk, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në një banesë në periferi të kryeqytetit, ka shkaktuar dy të vdekur dhe 3 të lënduar. Policia nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen, por ka dyshime të forta se bëhet fjalë për vendosjen e një eksplozivi.

Plazhi i Durrësit, rekord pushuesish në fundjavë

Fundjava shënon një numër rekord pushuesish në plazhin e Durrësit. Infrastruktura e përmirësuar, ka bërë që kjo pjesë e bregdetit të mbi popullohet nga një numër i madh turistësh nga Kosova dhe Maqedonia.

Borxhet e Francës, Sarkozi nxjerr në shitje pronat shtetërore

Kryeministri francez, Nikolas Sarkozi ka bërë publik, vendimin e qeverisë së tij për të nxjrrë në shitje 1700 prona shtetërore. Sipas ministrit të Financave Fransua Baron, shitja e aseteve, do të ndihmojë në shlyerjen e borxheve dhe rritjen e investimeve.

Afrika 2010, Sllovenia e Gana e nisin me fitore

Sllovenia dhe Gana e kanë nisur me fitore, aventurën e tyre në botërorin e Afrikës. Ato kanë mundur respektivisht Algjerinë dhe Serbinë, ndërsa në mbrëmje Gjermania përballet me Australinë për grupin D.

“Akademia e Yjeve”, Garë dhe spektakël në çerekfinale

Ka mbritur në çerekfinale, spektakli “Akademia e Yjeve”. Mbrëmja ka dhuruar emocione dhe rivalitet mes konkurentëve. Në finalen e madhe do të mungoj Dafina e cila humbi në përballje me Gureldin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan – 21 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço