Titujt kryesorë 27 Maj 2009, ora 19 30

Durrës – Kukës, ekspertet: Projekti më sfidues në të gjithë botën

Pak ditë nga hapja e tunelit të Kalimashit, ekspertet e punimeve në rrugën Durrës–Kukës e vleresojnë atë si projektin më sfidues në mbarë botën dhe shprehen se ndërtimi i rrugës do të ishte i pamundur pa mbështetjen e qeverisë. Punimet i inspekton dhe zonja Topalli.

Kartat, kanë aplikuar gjithë personat pa pasaporta në Shqipëri

Sipas statistikave kanë aplikuar për karta thuajse gjithë personat pa pasaportë në shqipëri. 450 mijë nga 730 mijë shqiptarë pa pasaportë kanë aplikuar për kartat e identitetit, ndërsa 160 mijë deri në 260 mijë të tjerë jetojnë jashtë shtetit. PS deklaron se procesi është drejt dështimit.

Shefja e ODIHR në Koha Jonë: Procesi elektoral, tepër pozitiv

Duke folur për herë të parë për një media shiqiptare, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha Jonë”, shefja e misionit vëzhgues të ODIHR, zonja Odri Glover, e vlerëson si tepër pozivit procesin zgjedhor në Shqipëri dhe flet për progres të dukshëm në këtë drejtim.

Sejdiu anulon vizitën në Maqedoni. Shkupi nuk bëri ceremoni zyrtare

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka anulluar vizitën e tij në Maqedoni, për shkak se Shkupi nuk do ta presë Sejdiun me ceremoni shtetërore, ashtu sic do të ndodhte me kreun e çdo shteti. Në këtë mënyrë takimi me Ivanov do të konsiderohej thjesht si një takim pune.

Rrëzohen dyshimet për një rast të prekur nga gripi i derrit në Shqipëri

Autoritetet e shendetit publik në Shqipëri, mohuan që një zyrtar i ministrisë së Jashtme të ishte prekur nga virusi i gripit të derrit. Sipas ISHP, i sëmuri nuk është futur në karantinë pasi nuk ka asnjë shenjë të prekjes nga virusi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  –  27 Maj 2009, ora 19 30  – Spiker: Fjoralba Mishaxhi – Reis Çiço