Titujt kryesorë, 29 Mars ora 19:30

BE, liberalizimi i vizave në 2009. Ok Shqipërisë për aplikimin

Bashkimi Europian shprehet optimist për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor brenda vitit 2009, ndërsa Shqipëria merr mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë për aplikimin për anëtarësim në familjen europiane.

Përgjaken zgjedhjet në Turqi. 6 të vdekur, 100 të plagosur

Turqia ka lënë pas një imazh të keq me përfundimin e zgjedhjeve administrative, të cilat u shoqëruan me akte të dhunshme, çka çoi në 6 të vdekur dhe 100 të plagosur në disa zona teë vendit. Në Mal të Zi procesi zhvillohet qetësisht.

Kartat, ulet çmimi për disa kategori. Falas për paraplegjikët

Pensionistët dhe personat me ndihmë sociale do të pagujnë vetëm 300 Lekë për kartat e identitetit, ndërsa për studentët dhe të rinjtë që votojnë për herë të parë çmimi do jetë vetëm 200 Lekë. Karta falas për të sëmuret para dhe tetraplegjikë.

Inçesti në Kolumbi, babai lind 8 fëmijë me vajzën e tij

Pas vdekjes së gruas një burrë në Kolumbi ka lindur 8 fëmijë me vajzën e tij, por është denoncuar më pas në polici. Vajza, tashmë 35-vjeçare, thotë se është abuzuar seksualisht nga i ati që në adoleshencë.

“Histori me zhurmues”, rikthehet viti i trazuar 1981

“Histori me zhurmues” i rikthehet sonte në mbrëmje ngjarjeve të ndodhura në vitin 1981, që kulmoi me vdekjen misterioze të ish-Kryeministrit komunist Mehmet Shehu.  Viti ’81 na çon edhe në Kosovë, në demonstratat kundër Slobodan Milosevic.    

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 29 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço