Titujt kryesorë 31 Maj 2010, ora 19:30

Tre Shqiptarë nga Kosova e Maqedonia mes të sulmuarve në Izrael

Tre Shqiptarë, një nga Kosova dhe dy nga Maqedonia, besohet të kenë mbetur viktima të sulmit të ushtrisë izraelite ndaj një flote greko-turke, në ujrat e mesdheut, e cila transportonte ushqime për palestinezët në Rripin e Gazës.

Berisha: Zgjedhjet e reformat, “autostrada” për vizat

Kryeministri Berisha deklaroi se zgjedhjet e 28 Qershorit, si dhe reformat ishin “autostrada” që hapi rrugën për marrjen e vendimit historik për shqiptaret, heqjen e vizave brenda pak muajve. Ai fton opozitën t’i bashkohet projektit europian të Shqipërisë.

Kompensimi i energjisë, nga 1 Qershori bëhet 640 Lekë 

Duke filluar që nesër, 82 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shtesën për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë, që aktualisht shkon në 640 Lekë. Ajo i shtrin efektet e saj pas në kohë dhe do të llogaritet që nga 1 Janari i këtij viti.

QSUT, operacionet në zemër me teknologji moderne

Mjekësia shqiptare shënon një tjetër sukses.  Mjeku kardiolog Altin Veshti ka udhëhequr një operacion në zemrën e një vogelusheje 5-vjeçare, duke mos ndërprerë punën e zemrës, një risi kjo për ndërhyrjet kirurgjikale të këtij lloji në Shqipëri.

Botërori 2010, ja bastet që mund t’ju bëjnë supermilionerë

Pak ditë përpara nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit kompanitë e basteve po miklojnë gjithnjë e më shumë tifozët e këtij sporti. Një prej tyre ofron 100 milionë Dollarë për atë person që arrin të përcaktojë me saktësi rezultatet e të gjitha ndeshjeve.

“Akademia e Yjeve”, emocione të forta në natën e 7 të spektaklit

“Akademia e Yjeve”, shtëpia e talenteve të këngës dhe baletit dhuron surpriza dhe emocione pafund për konkurrentet. Në javën e shtatë nga gara është larguar Sara, e cila në fakt u bë protagoniste e në akti dhune sëbashku me Albin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 31 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço