Një sasi eksplozivi është hedhur pranë derës së shtëpisë së një qytetari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës rreth orës 03:36 të mëngjesit në lagjen “Mark Lula”. Si pasojë e shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Disa orë më vonë, policia njoftoi se ka mundur të identifikojë një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njoftoi policia./tvklan.al