Zgjedhjet rajonale të së dielës i kanë dhënë një goditje të rëndë koalicionit të kancelarit Olaf Scholz pasi partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” ka arritur një fitore të konsiderueshme.

Rezultatet paraprake i japin kësaj partie fitore të qartë në Tyringji, ndërkaq ky subjekt është e dyta, me një diferencë të ngushtë në Saksoni.

Në Turingia, AfD-ja ka fituar 32.8 për qind të votave, duke lënë pas CDU-në me 23.6 për qind.

Në Saksoni, demokristianët, që aktualisht janë në pushtet, sipas rezultateve paraprake kanë një epërsi të vogël me 31.9 për qind të votave kundrejt 30.6 përqind të AfD-së.

Në vend të tretë në të dyja landet u rendit BSW, një parti populiste e ekstremit të majtë, që është formuar së fundi.

Ndërkohë që socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz morrën një rezultat zhgënjyes.

Vetë Scholz i cilësoi “të hidhura” rezultatet e zgjedhjeve në lande, ndërsa theksoi se partitë demokratike duhet të formojnë koalicione pa ekstremistët e djathtë.

“Vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AFD e dëmton Gjermaninë. Ajo dobëson ekonominë, përçan shoqërinë dhe shkatërron emrin e vendit tonë”, tha kancelari.

Ndaj pavarësisht rezultateve historike, AfD-ja nuk arrin të qeverisë e vetme në këto dy lande dhe ka pak gjasa që të gjejë partnerë koalicioni, pasi politikanët nga kampet e tjera politike në këto lande kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me partinë e ekstremit të djathtë.

Tv Klan