Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një 21-vjeçar nga Elbasani është vrarë mbrëmjen e ditës së premte rreth orë 22:00 me dy plumba në kokë, nga persona ende të paidentifikuar.

Viktima Dashamir Islami po kthehej në shtëpi, pas një darke që kishte pasur me shokun e tij dhe vetëm pak metra larg banesës së tij, në një lagje periferike të Elbasanit është ekzekutuar. Kufoma ka qëndruar gjatë gjithë natës jashtë dhe vetëm në orën 6 të mëngjesit është gjetur nga i ati i tij.

I ati i tij shprehet se kjo është hakmarrje që bëhet në emër të vëllait të viktimës. I vëllai i 21 vjeçarit vuan dënimin në burg, për kryerjen e një vrasje të një personi 3 vjet më parë. Ndërkohë që vetë viktima kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë i dënuar për ngjarjet e vitit 1997.

I ati i viktimës i bënë thirrje shtetit për të gjetur autorët e vrasjes së të birit, ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur se po hetohet në pista të ndryshme./tvklan.al