Tradita shqiptare, sipas së cilës janë meshkujt ata që duhet të kontribuojnë më shumë për familjen si dhe mundësia e pakët që ofron tregu i punës për femrat, ka sjellë si pasojë që aktualisht në vendin tonë niveli i punësimit të femrave tek ne wshtë në masën 40% ndërsa për meshkujt 64% .

Milva Ekonomi: “Papunësia tek femrat është më e lartë sesa ajo e meshkujve. Në qoftë se ne kemi një papunësi kombëtare që arrin në shifra 15% papunësi administrative për femrat, ajo është më e lartë shkon 19 deri në 20% dhe për meshkujt është më e ulët kuptohet 10-12%. Ndërkohë për sa i takon shkalllës së aksesit të pozicionit të punës edhe pse gratë kanë këtë lloj edukimi që është në përgjithësi më i lartë sesa i burrave, ato nuk aksesohen dot në pozicione që janë sipas skemës së klasifikimeve të profesioneve që kanë të bëjnë me nivele drejtuese dhe menaxheriale.”

Ky është dhe një tregues i emancipimit të shoqërisë dhe shfaqjes së maskilitetit i cili vjen duke patur parasysh dhe varësinë ekonomike të gruas nga burri. Prandaj pamje të tilla kur një burrë merr pjesë në gatimin familjar janë të rralla.

“Një marrëdhënie normale do të ishte marrëdhënia e tillë kur burri gjithsesi do t’i kërkonte gruas atë që duhet të bëjë për familjen e vet.”

Gazetari: “Duhet ta ndihmojë?”

“Sigurisht ndihma është reciproke”

Milva Ekonomi: “Unë besoj se shpresa më e madhe është te brezi që vjen, në qoftë se ndryshon sjellja e brezit që vjen lidhur me raportet gjinore në familje, atëhere kemi edhe besim që do të ndryshojë shkalla e maskilizmit të shoqërisë shqiptare.” /tvklan.al