Aventura e Memphis Depay te Corinthias në Brazil, mund të mbyllet më herët sesa ishte menduar. Holandezi bëri një lëvizje të bujshme, duke kaluar te klubi brazilian në muajin shtator.

Megjithatë për shkak të problemeve me pagat, sulmuesi mund të largohet.

Sipas “UOL”, pjesa më e madhe e pagës së Depay-t, është siguruar nga sponsori kryesor i Corinthias-it, kompania e basteve “Esportes da Sorte”.

Së fundmi, autoritetet braziliane, i kanë hequr licencën kompanisë në fjalë, pasi po hetohet për veprimtari kriminale. Klubi brazilian, pritet ta heqë sponsorin nga bluza dhe kjo do të sillte probleme të mëdha.

E ardhmja e Depay-t tashmë është e pasigurt, pasi Corinthias, nuk mund ta përballojë pagën e tij. 30-vjeçari, u transferua te skuadra braziliane në fillim të muajit shtator dhe firmosi për dy sezone, me një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh.

Deri më tani, Depay ka luajtur në katër ndeshje me skuadrën braziliane, duke regjistruar dy asiste dhe ende asnjë gol. /tvklan.al