Të rrëmbyer në përqafim, duke lënë pas vite të tëra largësie, për Enerjetën motrën e Oliver Selimit, nuk ka pasur moment më të gëzuar në jetë sesa të përqafonte vëllain e saj. Në këtë mënyrë ka lehtësuar dhimbjen e shpirtit të së ëmës, e cila nuk kishte reshtur kurrë së kërkuari djalin.

Aida Shtino: “Motra e tij kishte ardhur 1 javë më përpara në studion tonë për të kërkuar gjurmët e vëllait të saj, për t’u bashkuar me të mbas 33 vjetësh, pra ajo nuk e kishte njohur asnjëherë, e them kishte, sepse ka ndodhur diçka të nderuar miq dhe kjo ishte ajo në ne dëshironim t’ju jepnim pra dhe t’ju paraqisnim natën e sotme”.

Thonë së gjaku të thërret, thonë se zemra parandien edhe takimin e radhës, e ndërkohë ëndrrat shpalosen në realitet.

Një histori 100-vjeçare, është palosur për herë të parë të premten mbrëma në emisionin “Njerëz të humbur”. Një zonjë e cila kërkonte dajën e saj në Turqi, për të përmbushur amanetin e lënë nga prindërit. Për të parën herë Eli ka arritur të shoh një foto të Kemal Ariçan, për të pritur dhe emocionet në javët në vazhdim.

Aida Shtino: “Në kërkim të një historie, në kërkim të një historie ose pikërisht duke u futur në rubrikën tonë “kthim mbas vitesh”. Një histori e cila ka ndodhur shumë e shumë vite më përpara, do t’ju kujtoj, rikujtoja historinë e familjes Mura e cila u bashkua mbas 100 vjetësh. Ju do të thoni në 100 vjet si ka mundësi të bashkohen 2 familje. Një histori e tillë është dhe historia e Kemal Ariçan”.

Një mobilizim të jashtëzakonshëm i shqiptarëve të Tetovës, ka sjellë rastin e Ardian Golemit, djalit nga Shkodra i humbur në vitin 1990. Informacionet më të fundit, thonin se 40-vjeçari kishte disa ditë që jetonte dhe punonte në një tjetër identitet në një fshat aty afër.

Aida Shtino: “Mendohet se ai është larguar nga Turqia dhe ka itinerarin i tij pra mund të ketë kaluar nga Gjermania, Anglia  dhe ka përfunduar në Tetovë”.

Bernard Besnikaj: “Duhet thënë se personat tanë kanë shkuar për të verifikuar rreth personit i cili dyshohet se mund të jetë Ardian Golemi”.

Aida Shtino: “Një person i ngjashëm me Ardian Golemin, 3 dit para Bajramit në një falje ku është bërë pikërisht në një xhami në Tetovë. Nuk do ta japim emrin e xhamisë përderisa ne të bëjmë verifikimet tona, por zotëria ishte mëse i sigurt se kemi të bëjmë me Ardian Golemin, i cili çuditërisht ka qenë i shoqëruar nga 2 persona nga Shqipëria, mendohesh shqiptarë të Shqipërisë”.

Por dhe histori të tjera të lëna përgjysmë kanë marrë tashmë një rrjedhë pozitive dhe të papritura të këndshme priten të ndodhin të premten në orën 21:00, në emisionin “Njerëz të humbur” në TV Klan./tvklan.al