Ka qenë sërish një e premte e gjatë dhe plot përparësi emisioni “Njerëz të humbur” i Aida Shtinos në Televizioni Kombëtar Klan. Tabloja e realitetit të hidhur të këtyre familjeve që kërkojnë njëri-tjetrin të humbur në dekada, u kthye që në minutat e para, ku gjithë studioja u përfshi nga emocionet e forta të gjetjes së shtetasit kosovar, i cili rezultonte i humbur për familjen që prej shtatorit të vitit 1999.

Aida Shtino: “Sonte e filluam emisionin mbarë, më në fund Etemi është bërë i gjallë, pra mbas 10 vjetësh, më në fund i ka telefonuar familjes dhe tashmë largohet nga familja e madhe e personave të humbur në emisionin tonë.”

E ndërkohë që në vargun e historive për shqiptarët e larguar me taksitë e vdekjes drejt shtetit italian si Sabri Ymeri, Besnik Paca. Detaje dhe fakte të reja dalin në pah ku dritëhijet e dyshimeve bëhen të prekshme.

“Këto kanë udhëtuar, kanë qenë të rraskapitur fare, llogaritur një rraskapitje jashtë mase të madhe. Ato sa kanë hipur në tren i ka zënë gjumi llogarite nga ngrohja e treni që ishte, dhe të gjithë ishin të veshur me xhupa njësoj të tre. Pa arrit të ndërruar nga A kemi dal te C dhe të C do hipin këta. Ata rrezik mund të kenë qenë 12, 12:30 që i kanë hipur trenit për të vazhduar rrugën. Unë me ato jam shoqëruar deri në Bania Luga.”

Për Naime Hasën, një nënë shqiptare që për arsye misterioze humb gjurmët në datën e 4 shkurtit. Stafi i gazetarëve në varësi të gjithë informacioneve të akumuluara gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, realizon në momente rekord gjetjen finale të natës së djeshme.

Aida Shtino: “Unë dua të të them se ndodhet në ambientet tona, tani mund të largohesh ta marrësh dhe të shkoni të dyja në shtëpi.”

“Shumë, shumë faleminderit”

Aida Shtino: “Edhe unë ju falënderoj që besuat tek ne dhe sidomos falënderoj të gjithë ata që telefonuan nga fillimi i emisionit dhe zonjën e cila e ka strehuar në shtëpinë e saj. Siç e shikoni zonja Naime është shëndosh e mirë.”/tvklan.al

Gazetare: Lori Pyze