ERE miraton propozimin e FSHU, 1 kWh do të paguhet me 42 lekë

Të gjithë abonentët familjarë që do harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji do ta paguajnë atë më shtrenjtë. Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe duke nisur nga 1 Tetori deri më 31 Dhjetor, çdo kilovator mbi fashën 800 do të paguhet me 42 lekë pa TVSH ose 50.4 lekë me TVSH.

Furnizuesi i Shërbimit Universal e argumentoi aplikimin për rritje të çmimit me nevojën për të mbuluar shpenzime shtesë të blerjes së energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Në bazë të këtij vendimi, çdo abonent familjar që do harxhojë 900 kilovatorë në muaj do të paguajë një faturë prej afro 14 mijë lekësh, nga afro 9 mijë lekë që do të paguante para hyrjes së ne fuqi të këtij vendimi.

Nëse konsumi rritet në 1 mijë kilovatorë në muaj atëherë fatura e energjisë për një familje do të shkojë në afro 19 mijë lekë. Pra për çdo 100 kilovatë më shumë se fasha 800 kilovatorë një familje do paguajë një shtesë prej 5040 lekë.

Sipas përllogaritjeve të FShU-së, efekti financiar rritjes së çmimit për konsumin mbi 800 këh në muaj do të jetë rreth 1.8 miliardë lekë të ardhura shtesë për këtë operator.

Qeveria në studimin e vetë para se të ndërmerte këtë nismë llogari se mesatarish nga ky vendim preken rreth 40 mijë familje, por  ky numër pritet të jetë edhe më i madh gjatë muajve të dimrit, kur edhe konsumimi i energjisë rritet shumë për shkak se ajo përdoret edhe për ngrohje.

Tv Klan