Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Esmeralda Uruçi që nga dita e sotme është zyrtarisht ministrja e re e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Presidenti Mejdani, ka firmosur dekretin e kryeministrit Meta, për emërimin e ish-kandidates socialiste për bashkinë e Shkodrës, në postin e ministres së Kulturës. Për rreth 60 minuta, në zyrën e tij kryesocialisti Nano, i ka shprehur Esmeralda Uruçit mbështetjen e tij për propozimin e kryeministrit Meta. Pas takimit Nano dhe Uruçi iu shmangën pyetjeve të gazetarëve.

Vetëm pas takimit në presidencë mes Nanos, Ruçit dhe Mejdanit, ky i fundit u bind të hedh firmën për ministren e re të Kulturës Esmeralda Uruçi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame