Ukraina mbajti gjallë shpresat për tu kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Euro2024. Skuadra e Sergei Rebrov arriti të marrë 3 pikët në një ndeshje karakteri, pasi përmbysi 2-1 Sllovakinë. Disavantazhi u duk se goditi ukrainasit, të cilët u shfaqën të nervozuar në fushën e lojës.

Krosimi i Haraslin gjeti Ivan Schranz në zone, me 30-vjeçarin që e kishte të lehtë për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

Mesfushori regjistroi një rekord, pasi përveçse u ngjit në kuotën e dy golave në këtë Europian, bëhet i pari sllovak që shënon këtë numër golat në historinë e kompeticionit. Ukraina barazoi në minutën e 54-të. Mykola Shaparenko lëvizi me zgjuarsi brenda zonës për të përkthyer në gol topin e hedhur në zonë nga Zinchenko.

Goli i dytë ndërkombëtar për mesfushorin e Dynamo Kievit, për t’i hapur kështu udhë përmbysjes. I hedhur në fusha nga stoli, Yaremchuk, shënoi për 2-1, për t’i dhënë fitoren e parë Ukrainës në këtë Europian.

Me këtë 3 pikësh, Ukrainasit barazojnë Sllovakinë, teksa rival i radhës për ta është Belgjika.

Klan News