Në tregjet ndërkombëtare valutore monedha e përbashkët euro shënoi një rënie tjetër ndaj dollarit amerikan duke shënuar sot në mëngjes në ekranet elektronike nivelin më të ulët të këtij viti. Rënia e ditve të fundit e euros vjen si rezultat i rritjes së spekullimeve në tregjet financiare se Banka Qendrore Evropiane mund të ulë normat e interesit për monedhën e përbashkët, për të mbështetur rritjen e brishtë të ekonomisë së vendeve të eurozonës. Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1euro=1.21 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo- Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor fillimjava nuk shënon lëvizje të ndjeshme në raportet e dy monedhave kryesore kundrejt monedhës sonë kombëtare. /tvklan.al