Mbrëmja e së enjtes ka mbledhur futbollistët kuqezi përpara ekranit. Interesimi është për ndeshjen midis Spanjës dhe Italisë, dy rivalet e Shqipërisë në Grupin B.

Djemtë e Sylvinho-s do të përballen me “Furinë e kuqe” në mbrëmjen e së hënës, në një sfidë ku rëndësi ka vetëm fitorja.

Përveç futbollit të bukur, lojtarët e kanë ndjekur me vëmendje performancën e përfaqësueses spanjolle, për të analizuar më me detaje kundërshtarët, e për të gjetur pikat e dobëta të ekipit të De La Fuentes.

Klan News