Mirlind Daku mund të jetë futbollisti i radhës i kombëtares kuqezi që firmos në Serie A.

Lajmi konfirmohet nga mediat ruse, që shtojnë se interes për sulmuesin ka nga elita e futbollit italian. Kaljari duket se ka shfaqur interes për 26-vjeçarin, madje për të ka pasur edhe një ofertë zyrtare.

Kushtet financiare mbeten ende mister, gjithsesi për Dakun shihet si opsion tepër i mirë për karrierën e tij.

Mbi të gjitha, Rubin Kazan është e shtyrë për të pranuar ofertat që vijnë në drejtim të sulmuesit pas sulmeve verbale që Daku ka marrë për shkak të veprimeve të bëra në kampionatin Europian.

Skuadra ruse do të ishte e kënaqur për ta lënë të lirë Dakun për shifrën e rreth 3 milionë eurove. Sulmuesi kaloi në Superligën ruse një sezon më parë nga Osijek për 1.2 milionë euro.

Në 34 ndeshje me Rubin Kazan, Daku shënoi 10 gola, duke qenë edhe ndër më të dalluarit tek skuadra ruse.

Klan News