Gjeorgjia e Republika Çeke shijuan pikën e parë në Euro2024. Barazim 1-1 mes tyre në takimin e luajtur në stadiumin e Hamburg, por që nuk vlen shumë për vazhdimësinë.

Një pikë që mund të kushtojë eliminimin, pasi në përballjen e fundit të fazës së grupit janë të dënuar për të marrë fitoren. Sfidë e zhbllokuar në fundin e pjesës së parë, pas një penalltie të shkaktuar nga lojtarët çek falë prekjes së topit me dorë.

Mikautadze u tregua i saktë nga 11 metërshi, për tu bërë i pari gjeorgjian që shënon dy herë në një kampionat Europian.

Reagimi i çekëve mbërriti në pjesën e dytë. Sulmet u konkretizuan në gol nga Patrik Shik, me sulmuesin e Leverkusen që vendosi edhe rekord. Në takimin e 7-të të tij në Europian, ai shënon 6 gola me Çekinë.

Schik ka një mesatare prej 0.86 për ndeshje në turneun kontinental. Me këtë barazim, dy kombëtaret ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, duke qënë momentalisht larg biletës që i dërgon në raundin tjetër.

Klan News