“Ka fuqinë të të bindë!”, kështu shkruan në titullin e artikullit të saj revista franceze “Soon”, e cila ka zhvilluar një intervistë me Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama.

Revista franceze shkruan se “fjalët e Lindës janë të freskëta dhe unike”, duke shtuar se “edhe kur ajo ju drejtohet është si një ftesë për të ardhur e për të zbuluar Shqipërinë.” Intervista u zhvillua nga gazetari Mário de Castro, gjatë një vizite të tij në Shqipëri.

“Ajo ka këtë aftësi thelbësore për të kaluar mendimet nga një mendje në tjetrën. E pasionuar dhe e mirëformuar, Linda Rama është gjithmonë e motivuar nga ndjeshmëria ndaj grupeve më vulnerabël: grave, fëmijëve, kategorive më të brishta sociale, personave me aftësi të kufizuara, minoriteteve”, shkruan revista franceze “Soon”.

Gazetari Mario de Castro përshkruan në hyrje të intervistës biografinë e përmbledhur të zonjës Rama që nga diplomimi i saj si ekonomiste ne ’87 në Universitetin e Tiranës, duke vijuar me Master në Ekonomi nga Universiteti i Neë  Yorkut dhe Universiteti Qendror Evropian dhe një Doktoratë në Shkencat Ekonomike.

E pyetur për interesin për Shqipërinë që po rritet jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën, bashkeshortja e Kryeministrit, Linda shprehet se në këto 35 vjet tranzicioni, ne shqiptarët kemi arritur të përballojmë dy sfida historike: të hapim dyert e botës për veten tonë dhe të sjellim botën në derën tonë.

Më tej në intervistën për gazetarin Mario de Castro, Linda Rama thekson Shqipëria ka ndryshuar. Ajo është e vizitueshme, e reklamueshme dhe e jetueshme. Rritja e simpatisë dhe interesit për Shqipërinë në Evropë dhe në botë është rezultat i asaj që Shqipëria ofron sot: natyrë, histori, kulturë, shërbime, sport, argëtim, rehati, aventurë, infrastrukturë, arkitekturë, punë dhe siguri. Në Shqipëri, je i sigurt kudo dhe nuk ke arsye të ndihesh i pasigurt.

Në fund të intervistës së dhënë për revisten franceze “Soon”, teksa pyetet për vizionin e saj për të ardhmen e grave në Shqipëri, Linda Rama jep këtë përgjigje: asnjë vizion për të ardhmen e grave e vajzave nuk mund të ndahet nga vizioni për të ardhmen e djemve.

Klan News