Përmes programit të qeverisë për strehimin social, 25 familje në Mat morën në dorëzim apartamentet e reja. I pranishëm gjatë këtij procesi ishte edhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja i cili theksoi se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes bashkisë dhe qeverisë.

E mira nuk ka fund, ne do donim që të kishim apartamente që të ishin natyrisht sa më moderne, optimale, por shikojmë që është një ndërtim i mirë dhe bëjmë ç’është e mundur që të përmirësohemi dhe në entin tonë të banesave me projektet që po bëjmë. Në këshillin e drejtimit të këtij enti merret vendimi për pallatin e dytë, z.kryetar i Bashkisë, përsëri për ju, për kërkesën e bërë për financimin e ndërtimit të një tjetër ndërtese që do të strehojë të tjerë qytetarë. Këtu kemi 15 banesa 2+1 dhe 10 banesa 1+1.”

Ministri Gonxhja sqaroi se rastin e ndërtimin e të këtij pallati, bashkia ka ofruar truallin ndërsa investimi është bërë nga Enti i Kombëtar i Banesave.

Klan News