51 të arrestuar dhe 1.1 milionë Euro cash, armë e drogë të sekuestruara është rezultati i një operacioni të shtrirë në 9 shtete, kryesisht të Bashkimit Europian si dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Australi. Aktiviteti i grupeve kriminale u zbulua pas dekriptimit të një aplikacioni të quajtur “Ghost”, ku u zbuluan biseda mes pjesëtarëve të grupeve kriminale nga këto vende.

Sipas përfaqësuesve të Europolit që u përfshi në këtë operacion, aplikacioni u mundësonte grupeve kriminale të shkëmbenin në mënyrë të sigurtë mesazhe me celularë, pasi platforma ishte programuar për të patur një nivel të lartë konfidencialiteti ku deri më sot ka qenë tepër e vështirë të ndërhyej nga palë të treta.

Baza e aktivitetit ishte trafiku i drogës dhe pastrimi i parave të kryera nga pjesatërë të organizatës mafioze italiane Sakra Korona Unita. Gjatë këtij operacioni u çmontua një laborator droge në Australi, ku u sekuestrua një sasi e madhe kanabisi me vlerë rreth 1 milionë Euro. Europol bën të ditur se operacioni është duke vijuar dhe se pritet shtimi i bilancit të të arrestuarve.

Tv Klan