Buxhetet e familjeve mesatare kanë rritur shpenzimet e konsumit jashtë shtëpisë. Në krahasim me disa vite më parë familjet shqiptare paguajnë më shumë para për restorantet, shëtitjet turistike apo për argëtim.
“ Ka një rritje në, në konsumin jashtë shtëpisë dhe kur them për konsumin jashtë shtëpisë ne konsiderojmë shpenzimet që bëhen në bare, restorante, fast-food, për kafe dhe pijë alkoolike dhe gjëra të tjera si këto. Ndoshta ndryshimet më të mëdha nuk janë me rajonin. Ndryshimet më të mëdha janë me me Evropën Perëndimore dhe me shtete të zhvilluara.”
Rritje kanë pësuar gjithashtu edhe shpenzimet për shërbimet shëndetësore të cilat janë dyfishuar gjatë tre viteve të fundit. Gjithsesi ushqimet zënë gjysmën e shpenzimeve të buxheteve familjare, ndërkohë që një pjesë të konsiderueshme e zënë dhe transporti dhe faturat e telefonisë dhe energjisë elektrike. Aktualisht sipas INSTAT-it familjet shqiptare shpenzojnë 7800 lek për frymë në muaj. /tvklan