Në një ankand në Los Angeles do të përfshihen gjëra të ndryshme të yjeve të rokut. Legjenda Elvis Presley, i cili ishte adhurues i motoçikletave kishte një të tillë, të tipit Harley Davidson dhe që do të jetë pjesë e ankandit.

Artisti i shumë roleve në film, por i padiskutueshëm në muzikë, e përdorte motorin e tij pasi atë e kishte pasion. Madje në disa role filmash Presley kishte skena pikërisht të hipur mbi motor.

Organizatorja e ankandit mendon se motoçikleta mund të shitet për 300 mijë deri në 350 mijë dollarë.

Pjesë e ankandit do të jetë edhe unaza e floririt me diamant e Presley ku organizatorja tregon se diamanti është 7 karatë e gjysmë, ndërsa unaza përbëhet nga flori 14 karatësh, e cila pritet të shitet më shumë se 500 mijë dollarë.   

Gjithashtu do të përfshihen edhe një sërë regjistrimesh të festivalit të Udstok në vitin 1969 të cilat nuk kanë dalë asnjëherë në treg.

Klan Plus