Albert Xhani: “Mendoj që kjo ndeshje do një hetim të thellë dhe për këtë çështje që nesër Partizani do t’i dërgojë relacion UEFA-s sepse tek UEFA kam më shumë besim se tek asnjë vend tjetër. Nuk mund ta mbaj dot këtë mynxyrë mbi supet e mia. Asnjëherë se kam rrahur Partizanin dhe asnjëherë s’do tar rrah. Jam një herë me tifozët, tifozët kanë të drejtë sepse kur thërrasin ata Xhani, ik pesha kryesore bie mbi mua. Sot lojtarët e Partizanit nuk kanë luajtur futboll. Ata ndeshjen e kanë shitur.”

Pas kësaj deklarate të presidentit të Partizanit për shitje të ndeshjes nga futbollistët Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ka nisur një hetim mbi ndeshjen Partizani-Shiroki Brieg dhe Dinamo-Modrisha.

Sipas zëdhënësit për shtyp të federatës Tritan Kokona dy inspektorë të këtij organizmi janë duke hetuar mbi fenomenit e trukimit të rezultatit.

Në përfundim të hetimit të tyre do të ketë një raport. Më pas nëse ka fajtor federata do të marrë masat për ndëshkimin e tyre.

Sa i përket ndeshjes së të enjtes Partizani-Shiroki ka zëra se ka patur një konflikt në dhomat e zhveshjes në përfundim të saj mes presidentit Xhani dhe Benjaminit të tij, Gjergj Muzaka, mbrojtësi Tefik Osmani.

Të dy futbollistët do të kërkojnë të shtunën të lihen të lirë nga klubi i kuq duke mos marrë as pagat e dy muajve të fundit ashtu siç parashikon kontrata.

Me largimin e mesfushorit Bledar Devolli, Bledi Shkëmbi, Paulin Dhëmbi e Gjergj Muzaka, portierit Orges Shehi, mbrojtësit Tefik Osmani tek Partizani kaposhi i sezonit të shkuar katandiset në një thelë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe