Lajme Arkiva 2003

19 fëmijë të moshave nga 7 deri në 14 vjeç sollën mbi skenën e Akademisë së Arteve pjesën “Princi dhe i varfëri” nën udhëheqjen artistike të Leonard Bombaj, të talentuarit e vegjël i përcollën emocione të forta publikut për rreth 35 minuta.

Me plastikë dhe improvizim, fëmijët e përgatitur nga Sirea Film, shkolla e parë profesionale e aktrimit për fëmijë, duket se e kaluan suksesshëm performancën e tyre të parë artistike.

Në fund të shfaqjes me anë të një konferencë shypi të improvizuar talentet e reja shprehën ëndrrat dhe idetë se si e duan ata qytetin e tyre.

“Do të ndërtoja kinema dhe teatro ku njerëzit të shikonin filma falas. Lanën do ta shndërroja me ujë të pastër si kristal dhe me peshq shumëngjyrësh”./tvklan.al