Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryegjyshata Botërore, vendi i shenjtë i të gjithë bektashinjve, ka pritur sot mijëra besimtarë. Që në orët e para të mëngjesit është zhvilluar ceremonia përshëndetëse, e Sulltan Novruzit, ditës së ringjalljes. Kryegjyshi botëror, Baba Reshat Bardhi, ka uruar gjithë besimtarët në këtë ditë, që sipas tij është inspiruese e vlerave, e gjallesave dhe e vetë jetës. 

Pas ceremonisë së zhvilluar jashtë ambienteve të Kryegjyshatës, besimtarët kanë uruar dhe takuar nga afër Baba Reshat Bardhin. Me sherbetin e servirur urohet dhe bekohet çdokush, për të qenë i ëmbël./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti