Në datë 5 shtator do të nisë edicioni i radhës i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, festivali i këtij viti do të zgjerojë më tej rrethin e vet duke futur në program edhe aktivitete dhe zhanre të tjera artistike, si muzika, artet figurative etj. Këtë ka bërë të ditur sot për mediat drejtori i këtij festivali Alfred Bualoti. E ardhmja e festivalit është përtej skenës dhe mjediseve antike të Butrintit, më pranë njerëzve dhe shijeve të tyre.

Alfred Bualoti: “Nga ana tjetër ne do të kemi edhe një grup të teatrit të turimve që do ta quajmë. Edhe kjo është me interes. Mikel Kalemi është një nga regjisorët e rinj që sapo ka mbaruar. Ai është inspiruar pikërisht nga prezenca e tij në festivalet e fundit në Butrint dhe po punon me një grup artistësh të rinj që kanë ardhur dhe nga Tirana, dhe këngëtarë, dhe artistë, dhe dikush nga artistët e Sarandës po punojnë “Antigonën” e Sofokliut.”

Sipas Bualotit, duke iu përmbajtur kësaj ideje për ta shtrirë në sa më shumë qendra këtë aktivitet si dhe për të respektuar gurët e rëndë të antiktitetit, ndonjë vepër do të shfaqet jashtë Butrintit. Kështu shfaqja e trupës maqedonase “Babai” do të shfaqet në kalanë e “Lëkursit” duke qenë se bëhet fjalë për një jubile. Këtë vit është treguar një kujdes i veçantë për përzgjedhjen e veprave dhe, sipas tij, ky festival është mbështetur te cilësia. /tvklan.al