Në këtë vend që prej vitit 1993 kanë ushtruar aktivitetin tregtar rreth 200 persona. Një vendim i Bashkisë së Fierit për largimin e tyre nga këtu ka shkaktuar lindjen e pakënaqësisë në radhët e tregtarëve. Ata në shenjë mosaprovimi kanë protestuar para bashkisë dhe më pas me anë të një përfaqësie prej 7 vetash kanë biseduar me përfaqësues të pushtetit lokal. Drejtuesit lokalë i kanë sqaruar protestuesit se në këtë shesh që ka shërbyer si treg KRRT ka miratuar ngritjen e një xhamie dhe qendre biznesi./tvklan.al