Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shumica e qytetarëve të Fierit kanë nisur ta kërkojnë fatin në lojërat elektronike. Rreth 40 subjekte në këtë qytet, me bingo, bilardo e lojëra fati, nuk rrinë kurrë bosh. Cilido që hyn këtu, kalon orë të tëra me shpresën për të fituar diçka lehtësisht, madje mbahet edhe radhë.  

Pronarët e këtyre subjekteve, për të joshur klientët tregohen bujarë, duke ofruar një lojë falas për lojtarët e mëngjesit. Kjo i shtyn edhe më shumë drejt këtij biznesi. Dikush fiton dhe i humb sërish aty duke i luajtur. Kështu duket se leku qarkullon brenda për brenda dhe i fituar, duket se del vetëm pronari./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti