Edhe nesër shumica e gjimnazistëve do të shkojnë me duar në xhepa në shkollë. Kur ambientet janë bërë gati për fillimin e mësimit një pjesë e nxënësve s’janë pajisur akoma me libra.

Nxënës: Unë filloj vitin e dytë, mbarova vitin e parë, por librat s’kanë ardhur akoma në shkollë. Flitet të vijnë javën tjetër.

Sikletin më të madhe e kanë prindërit madje edhe për shkollat 8-vjeçare.

Prindi: Unë djalin e kam në klasë të 5 këtu te De Rada. Po interesohemi shumë herë për libra, por libra nuk ka me pretekstin që jo do vijnë sot, jo do vijnë nesër dhe librat akoma s;kanë ardhur. Nesër është dita e parë e mësimit. Unë nuk e di si do veprojmë tani do vijnë libra a s’do vijnë libra, do interesohemi te privati apo te shtetërori.

Gazetarja: Keni parë a ka në treg të zi libra?

Prindi: Po në treg të zi ka libra sa të duash me çmim 3 fish, 4 fish.

Disa prej drejtuesve që gjendeshin në punë sot u shprehën se është faji i organizimit dhe jo i mungesës së teksteve. Pajisja do të bëhet brenda javës së parë të shkollës, ndërkohë që problemet e regjistrimit duket se janë fashitur. Gjithçka ka ndikuar në fryrjen e klasave me nxënës.

Drejtor shkolle: Dyndja në përgjithësi, këtë vit është pak më e madhe se vitet e tjera. për shembull në klasat e para që është gjë e zakonshme ka shkuar numri 53. Por gjithashtu edhe në klasat e ndërmjetme unë si shkollë kam dyndje të madhe nga nxënësit e rretheve të vitit të dytë, të tretë e të katërt, te ato më janë shtuar rreth 60 nxënës këtë vit shkollor.

Fillimit të këtij procesi mësimori i përgjigjet një numër prej 610.000 nxënësish. 1800 janë shkolla 8-vjeçare dhe 320 shkolla të mesme./tvklan.al