Duke filluar nga dita e sotme kjo certifikatë e marrë në Zyrat e Gjendjes Civile në njësitë bashkiake nuk do të jetë më në përdorim. Në vend të saj do të shpërndahen certifikatat e reja të cilat përmbajnë shumë elemente sigurie. Ndërsa certifikatat që do të shërbejnë për jashtë shtetit janë të shkruara në 6 gjuhe të huaja duke eliminuar kështu nevojën e përkthimit dhe noterizmit të tyre.

“Pikërisht sot në datën 10 gusht 2004 në Njësinë Nr. 8 qytetarëve iu shërbyem me certifikatat e reja të cilat kanë të veçantë elementet e sigurisë, hologramën e personalizuar, kodin e zyrës së gjendjes civile dhe numrin progresiv të serisë për çdo certifikatë. Certifikata do të jetë e vlefshmepër një kohë të gjatë.”

Ndër elementet e sigurisë mund të përmenden: pulla e sigurisë, kodi i zyrës së gjendjes civile, numri progresiv i serisë dhe hologrami i personalizuar për të katër llojet e certifikatave. Çmimi i certifikatave të lindjes apo familjare është po ai i mëparshmi 50 lek, ndërsa një certifikatë e marrë për jashtë shtetit kushton 200 lek. /tvklan.al