Barcelona theu një “mallkim”, duke mposhtur me shumë vështirësi skuadrën e Rayo Vallecano, me rezultatin 2-1. Katalanasit nuk fitonin në transfertë ndaj kësaj skuadre prej tre vitesh.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, deklaroi se ishte një fitore e trishtueshme, për shkak të dëmtimit të rëndë të Marc Bernal, i cili ka mbyllur sezonin, pasi këputi ligamentin.

Flick u shpreh se asnjëri nga lojtarët nuk ishte i lumtur në dhomat e zhveshjes, për shkak të dëmtimit të shokut të tyre.

“E prsinim një ndeshje të vështirë, duke pasur parasysh rezultatet e tre viteve të fundit. Fituam me meritë, sepse në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Tre pikët janë të rëndësishme dhe tani kemi shkuar në 9 pikë.

Në fund ishte një fitore e trishtueshme, për shkak të dëmtimit të Marc Bernal. Askush nuk ishte i lumtur në dhomat e zhveshjes. Pa dëmtimin e Bernal, do të ishte një fitore e bukur.

Olmo shënoi dhe ne jemi të lumtur për këtë. Hyrja e tij në fushë, na dha më shumë kontroll. Ai luajtur shumë mirë me pjesën tjetër të skuadrës.”, deklaroi Flick.

Pas tre javëve të para në La Liga, Barcelona numëron 9 pikë të grumbulluara, me tre fitore të arritura. /tvklan.al