“Të dashur prindër dhe familjarë të shokut tonë të dashur dhe të paharruar Arben Zylyftari. Të dashur qytetarë të Beratit. Kjo ditë e sotmja është një ditë e zezë për të gjithë ne sepse shteti dje është gjakosur nga krimi duke humbur një nga kuadrot më të shquara të policisë gjatë këtyre viteve të fundit i cili ra heroikisht dje në luftën ndaj krimit. Kemi humbur një njer shumë të çmuar. Kemi humbur një kuadër nga më të shquarit që kishe policia jonë ndër këto vite. Kemi humbur një njeri, mungesën e së cilit do t’a ndjejmë.”/tvklan.al