Ka vijuar edhe sot kthimi  masiv i emigranteve për festat e fundvitit.

Fluksin më të madh të lëvizjeve e ka patur porti i Durrësit. 8 tragete me 9 mijë e 800 udhëtarë dhe 1 mijë e 900 makina kanë zbritur gjatë paradites në këtë port.

Tragetet e nisura nga Bari kanë mbërritur me disa orë vonesë për shkak të detit të dallgëzuar, çka ka shkaktuar radhë në zbritjen e udhëtareve.

“Pak pak dallgë po mirë, jemi vonuar më duket një orë e gjysmë.”

“Në Itali ishte vonesa, kemi hipur në orën 9, jemi nisur në orën 3.”

Në portet dhe pikat e tjera kufitare  të vendit është regjistruar një fluks më i vogël udhëtarësh se një ditë më parë.

Në pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës është vënë re një rritje e numrit të kalimtarëve në orët e mesditës për shkak të mbërritjes së linjave te autobusëve.

Këto dogana kanë punuar me kapacitet të plotë, ndërkohë që do të jenë në gatishmëri për ditët në vijim kur pritet një fluks edhe më i madh emigrantësh./tvklan.al