Durrësi mirëpret ndërtimin e Parkut Energjetik në Porto Romano. Kreu i Këshillit të Qarkut Durrës  Seit Kërtusha, thotë se ndërtimi i tij do të ndihmonte zonën, me zhvillimin e industrisë. Ndërkohë mësohet se ka mbërritur në Këshillin e Qarkut Durrës, kërkesa për shqyrtimin e masterplanit të ndërtimit të parkut energjetik nga dikasteri i ministrisë së Ekonomisë.

Seit Kërtusha: Toka nga pikëpamja e boniteti ose produktivitetit është një tokë improduktive me bonitet nga 7 deri në 10 që do të thotë nuk i shërben më prodhimit të produkteve bujqësore dhe nga kjo pikëpamje do të thoja që qeveria ka zgjidh mirë ose ka dhënë një akses zhvillimit, qoftë infrastrukturës  në këtë komunë, por edhe zhvillimit ekonomik. Janë parashikuar në masterplan të ndërtohen dy TEC-e, njëri më 800 megavat dhe tjetri me 1600. Siç jeni në dijeni është ndërtuar dhe po ndërtohet pjesa e depozitave të karburantit që do iki nga porti i Durrësit dhe do të kthehet në Porto Romano.”

Kompleksi energjetik do të punësojë për një periudhë 30-vjeçare 220 persona si dhe ndërtimi i kësaj vepre do të eliminojë kufizimet e energjisë elektrike për qytetin e Durrësit.

Seit Kërtusha: “Gjallërimi i kësaj zone duke ndërtuar parkun energjetik besoj që do të zhvillojë nga pikëpamja ekonomike zonën, do të rrisë nivele të punësimit. Natyrisht që do të kemi  një mirëqenie më të mirë të punonjësve.”

Pas miratimit të  masterplanit, i cila përfshin dhe fazën e parë të punës, pritet të negociohet me pronarët e tokës për të filluar ndërtimin./tvklan.al

Enkelejda Arapi